Këngëtarja e njohur Gwen Stefani dhe këngëtari Blake Shelton janë fejuar, pas pesë vitesh lidhje.
51 vjeçarja ndau me ndjekësit e saj një foto në Instagram, ku ajo shihej duke puthur Blake, ndërsa ën dorë mbante unazën e fejesës me diamantë.
“Po, të lutem’, shkruan krahas fotos Gwen.
Ata të dy u njohur në 2015, kur të dy luajtën në shfaqjen muzikore “The Voice”.
Një burim për “People” tha se çifti u fejua gjatë fundjavës, në Oklahama.
Gwen dhe Blake kaluan karantinës së bashku me 3 fëmijët e këngëtares në Oklahama ndërsa tani janë zhvendosur në shtëpinë e tyre të re prej 13 milion dollarësh në Los Anxhelos.
Kujtojmë se ajo i ka fëmijët nga martesa me ish-burrin Gavin Rossdale./K.H/Syri.net/
© SYRI.net