Dren Abazi tregon se është romantik dhe ka një lajm të keq për këngëtaret dhe modelet

Dren Abazi tregon se është romantik dhe ka një lajm të keq për këngëtaret dhe modelet

09:39, 27/10/2020

Këngëtari i njohur Dren Abazi, ishte i ftuar së fundmi në rubrikën ‘After Party’, ku  tregoi shumë detaje për jetën private dhe preferencat e tij.

Ndër të tjera, Dreni, pohoi se është shumë romantik dhe që preferon të dhurojë trëndafila.

Gjithashtu ai tregoi se i preferon vajzat brune dhe mes dasmës private dhe asaj tradicionale,zgjedh të parën.

Ndërsa një lajm i keq vjen për këngëtaret dhe modelet, pasi Dren Abzai i pyetur se çfarë preferon më shumë nga të dyja, u përgjigj: asnjërën.

E përsa i përket pyetjes single apo i lidhur, Dreni i la të gjithë me dyshime, pasi nuk preferoi të përgjigjet.

Kujtojmë se kënga e fundit e Dren Abazit është ‘Zjarr e akull’ e cila numëron më shumë se 400 mijë klikime.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco