Këngëtarja me famë Arilena Ara ka uruar me fjalët më të ndjera nënën e saj për ditëlindje.
Këtë urim ajo e ka ndarë me të gjithë ndjekësit e saj në ‘Instastory’.
Sapo akrepat e orës kanë shkuar 00:00 I ka dërguar urimin më të ëmbël nënës së saj.
‘Gëzuar ditëlindjen dashuria ime! Zoti të bekoftë me lumturi të pashtershme! Uroj që portreti dhe sytë e tu të jenë gjithmonë të qeshur dhe unë të jem aty t’i përqafoj përjetësisht…
Të puth duart e tua të shenjta që më kanë përkëdhelur jetën. Gëzuar shpirt, sot festojmë për bekimin më të madh në tokë, NËNËN. Të dua’, ka shkruar këngëtarja.
/SYRI.net
© SYRI.net