Brooklyn Beckham dhe e fejuara Nicola Peltz kanë shtyrë dasmën e tyre për shkak të pandemisë së COVID-19.
Çifti thanë se kishin për qëllim të kurorëzonin dashurinë e tyre në fund të vitit të ardhshëm, por tani kanë shtyre ditën e madhe për vitin 2022, shkruan The Sun.
Ndërsa këtë javë, Brooklyn u tha shokëve të tij se ata kanë vendosur të shtyjnë datën pasi është shumë e rrezikshme.
Ata gjithashtu nuk duan të kenë presion për të planifikuar dhe shtyrë përsëri në të ardhmen, dhe nuk duan kufizime në numrat e mysafirëve.
Një i afërm tha se dyshja ende po konsiderojnë një ceremoni intime vitin e ardhshëm me një ndejë më të madhe për të festuar në vitin 2022.
© SYRI.net