Bashkëshortja e Cristiano Ronaldos, modelja Georigina Rodriguez, ngelet një nga femrat më të përfolura dhe emrat më të lakuara të mediave rozë.
Modelja, nënë e 4 fëmijëve, njihet për trupin e saj gjithmonë në formë, dhe format e përsosura të saj.
Georgina, ndan shpesh momente nga përditshmëria e familjës së madhe, dhe së fundmi ka bërë të njëjtën gjë.
Ajo, ka ndarë me ndjekësit një foto në InstaStory, ku duket se po gatuan dhe për këtë po e ndihmon vajza e vogël e familjes.
Me këtë foto, Georgina arriti të tërheqë vëmendjen e ndjekësve, duke e kthyer në një foto shumë të komentuar.
Modelja, ka treguar dhe herë të tjera, me anë të fotove, angazhimet e saj të ndryshme në familje, ku herën e fundit u fotografua duke hekurosur.
Pra, duket se modelja pavarësisht se bën një jetë luksoze dhe gëzon një pasuri të madhe, ajo angazhohet në 'punët e shtëpisë'.
© SYRI.net