Këngëtarja Fjolla Morina, pranoi publikisht vetëm pak ditë më parë lidhjen me biznesmenin Fisnik Syla.
Edhe pse prej kohësh në arrest shtëpie në qytetin e Kukësit, Fjolla ndan shpesh momente nga kjo periudhë e jetës së saj me ndjekësit.
Së fundmi, këngëtarja në llogarinë e saj në Instagram, ndau një video ku dukej një qenushe e bardhë.
‘Jena shtu’ shkruan Fjolla anash videos , duke mos harruar të përmendë në video dhe partnerin e aj, Fisnik Syla.
Kujtojmë, se Fjolla po vuan dënimin ‘arrest shtëpie’, pasi para një muaji, gjatë kontrollit në doganën e Morinës, iu zbuluan dy armë që kishte me vete, teksa po tentonte që të futej në Shqipëri me një makinë tip ‘Audi’.
© SYRI.net