Shqipe Hysenaj është një vajzë e cila përflitet shumë në mediat sociale. Ajo u bë e njohur nga pjesmarrja e saj në “Përputhen”, një reality shoë që bën të mundur të njohësh partnerin e jetës në rast të përputhjes.
Por, në një nga puntatat e emisionit, ajo ofendoi rëndë një nga vajzat, Tean dhe njërin nga djemtë që është biseksual.
Lidhur me këto fjalë, u vendos që ajo do të largohej nga emisioni.
Pas këtij vendimi dhe debateve të shumta Shqipja, ka bërë një delaratë me ‘spec’. Përmes një instastory, ajo i falenderon të gjitha ata që e kanë suportuar, teksa thekson se me drejtësinë e saj do të fundosen shumë persona.
“Faleminderit të gjithëve për suportin. Nuk do jua harroj kurrë dhe ta dini që me ndihmën tuaj dhe drejtësinë time do fundosen shumë veta.”- ka shkruar Shqipja, pa e specifikuar më tej deklaratën e saj.
© SYRI.net