‘Kam rrahur gruan kur ishte shtatzënë’, aktori zbulon anët e errëta të jetës së tij: Rrija me prostituta dhe torturoja djalin

‘Kam rrahur gruan kur ishte shtatzënë’, aktori zbulon anët e errëta të jetës së tij: Rrija me prostituta dhe torturoja djalin

14:03, 23/10/2020

Ai është njohur gjithmonë si ylli i filmave me artet marciale dhe është adhuruar për shumë vite nga shumë të rinj. Por mesa duket Jackie Chan do ta humbasë dashurinë e shumë fansave të tij me librin që ka publikuar.

Aktori sapo ka nxjerrë në shitje librin autobiografik ku ka zbuluar betejat me alkoolin dhe ka pranuar se e ka torturuar djalin. “Never Grow Up”, ka dalë në shitje për herë të parë në gjuhën kineze në vitin 2015, por së fundmi e gjeni edhe në gjuhën angleze. Në këtë botim aktori rrëfen se ka kaluar kohë pothuajse çdo ditë me prostitutat gjatë periudhës kur filloi të bëhej i famshëm.

I lindur në Hong Kong, ai ishte tashmë një aktor i suksesshëm i filmit kinez, por i famshëm ndërkombëtarisht u bë në vitin 1990 në saje të filmit “Rush Hour”. 64-vjeçari shprehet  se “fama ndikoi negativisht tek ai, aq sa ka konsumuar edhe lëndë narkotike”.

Shpeshherë i jepte veturës në gjendje të dehur, madje një ditë kishte përplasur dy vetura luksoze. Nuk e ndihmon vajzën, e cila ka përfunduar në qendrën strehimore të New Yorkut. Paratë që i fitonte i shpenzonte edhe në lojërat e fatit gjersa pranoi se i kishte keqtrajtuar femrat, madje edhe ish-bashkëshorten, Joan Lin kur kishte qenë shtatzënë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco