Aktorja e njohur ndahet nga bashkëshorti pas 7 vitesh martesë

Aktorja e njohur ndahet nga bashkëshorti pas 7 vitesh martesë

13:26, 23/10/2020

Aktorja e njohur, Lake Bell dhe burri i saj, Scott Campbell janë ndarë pas shtatë vitesh martesë.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë 41-vjeçarja, e cila përmes një postimi në Instagram thotë se ata të dy do të vazhdojnë respektin ndaj njëri-tjetrit.

“Pas 9 vitesh së bashku, 7 vjet të martuar, 2 fëmijë, Scott dhe unë po i japim fund martesës sonë, por po vazhdojmë tëjemi një familje e dashur. Me respekt dhe dashuri, ne do të vazhdojmë të ndajmë kujdestarinë për fëmijët dhe miqtë të mirë për të gjitha ditët tona të kaluara bashkë”, ka shkruar ajo.

Kujtojmë që dyshja u takuan në vitin 2011 në xhirimet e "How To Make It In America."

 Ata u martuan dy vjet më vonë. Lake dhe Scott janë prindër të vajzës Nova, 6 vjeç dhe djalit Ozgood, 3 vjeç.

 

 

 

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by LAKE BELL (@lakebell) on

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco