Pandemia ia shtyn koncertet Dua Lipës

Pandemia ia shtyn koncertet Dua Lipës

12:26, 23/10/2020

Më parë iu thye zemra asaj, pastaj ua theu ndjekësve të saj.

Dua Lipa ka njoftuar ndjekësit në Instagram se turneu i saj duhet të shtyhet për më vonë, shkruan Syri Kosova.

Turneun, ajo e shtyu për shkak të pandemisë.

 “Me zemër të thyer do të shtyj turneun tim të ardhshëm evropian për në shtator dhe tetor 2021. Ne kemi vazhduar të monitorojmë këtë situatë të paparë dhe në ndryshim, dhe është bërë e qartë se nuk është e mundur të vazhdohet me turneun në janar dhe shkurt . Ju lutemi mbani biletat tuaja pasi ato mbesin të vlefshme për datat e planifikuara. Më mungon të jem në turne më së shumti gjatë kësaj kohe dhe mezi pres të ribashkohem me të gjithë dhe të festoj së shpejti !! Në ndërkohë ju premtoj se do të shfaqen disa gjëra zbavitëse që shpresoj se do t’ju mbajnë gjatë kohës. Kujdesuni për veten tuaj. Dua”, shtoi ajo në mbishkrimin e fotografisë.

Turneu që do të mbahet në shumë kryeqytete e qytete të mëdha evropiane do të shtyhet për në shtator dhe tetor të vitit 2021.

Mirëpo, as në vitin 2021 nuk do e shohim Duan me ndonjë koncert në Prishtinë, siç jemi mësuar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco