'Ç'iu ke bërë buzëve? Pse shpërfytyroheni me zor?', Vesa Luma 'shkrin së qeshuri' të gjithë me përgjigjen e saj

'Ç'iu ke bërë buzëve? Pse shpërfytyroheni me zor?', Vesa Luma 'shkrin së qeshuri' të gjithë me përgjigjen e saj

08:00, 22/10/2020

Këngëtarja e njohur Vesa Luma jeton prej vitesh në Zelandën e Re, së bashku me Big Bastën dhe djalin e tyre, Liamin.

Ajo është shumë aktive në rrjete sociale, ku nuk i kursen fotot nga përditshmëria.

Së fundmi, këngëtarja ka publikuar një foto në Facebook dhe një ndër ndjekëset e ka akuzuar për operacione plastike.

"Çfarë u ke bërë buzëve moj aman? Pse shpërfytyroheni me zor?", i ka shkruar ajo.

Vesa ka treguar se nuk iu ka bërë asgjë dhe pse e ka menduar. "S'iu kam bërë asgjë...mendova t'i bëj, pastaj m'u kujtua që duhet të vendos maskë, më kishin shkuar lekët kot", ka replikuar kot.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco