John Travolta përsëri në zi

John Travolta përsëri në zi

13:14, 21/10/2020

John Travolta dhe familja e tij po vajtojnë edhe një herë në disa muaj , pasi nipi i tij, Sam, u nda nga jeta. 

Sam Travolta ka vdekur më 23 shtator në shtëpinë e tij në Amerikë në moshën 52 vjeçare dhe vdekja e tij u bë e ditur vetëm dje. 

Ai ishte shumë i afërt me familjen e John Travolta , pasi ishte djali i vëllait të madh të aktorit. 

Sam Travolta ishte skenaristi, ndërsa shkaku i vdekjes së tij është ende i panjohur.

Kujtojmë se disa muaj më parë, gruaja e 66-vjeçares Travolta, Kelly Preston , ndërroi jetë në moshën vetëm 57.

Ajo ndërroi jetë në mëngjesin e 12 korrikut, ndërsa kishte zgjedhur të mbante sekret betejën e saj me kancerin e gjirit. 

John Travolta dhe Kelly Preston u martuan në vitin 1991 dhe kishin tre fëmijë, dy djem dhe një vajzë.

 Djali i tyre i madh vdiq në 2009.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco