Dua po merret edhe me politikë: Mos e votoni Donald Trump

Dua po merret edhe me politikë: Mos e votoni Donald Trump

12:06, 21/10/2020

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, së fundi ka qenë shumë aktive me postime, ku flet për zgjedhjet në Amerikë.

Ajo disa herë ka treguar haptas se nuk e preferon Donald Trumpin, andaj nuk i ka kursyer edhe ironitë për të.

Së fundi, këngëtarja ka shpërndarë një postim, ku shfaq një sondazh, në të cilin favorizohet demokrati Joe Biden.

“Mos u rehatoni shumë me rezultate të sondazheve, dilni dhe votoni për ta larguar atë”, janë fjalët e Duas në atë postim.

Ndryshe, Dua Lipa ka filluar punën për projektin e ri muzikor, teksa së fundi ka qenë e angazhuar edhe me kampanja.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco