Këngëtarja e njohur i befason të gjithë: Ndarjen e përballova duke ‘folur’ me alienët

Këngëtarja e njohur i befason të gjithë: Ndarjen e përballova duke ‘folur’ me alienët

09:06, 21/10/2020

Ndarja e tyre ka qenë një nga lajmet më të komentuara javët e fundit. Mesa duket, Demi Lovato ia ka dal mbanë pas ndarjes nga ish-fejuari.

Por e dini si? Këngëtarja habiti të gjithë kur tha se kishte arritur të kalonte çdo gjë dhe të kontrollonte situatën, duke folur me alienët.

Në një postim në Instagram, ajo u shpreh se kohët e fundit ka kaluar disa ditë në Parkun Kombëtar Joshua Tree në Kaliforni, në shoqërinë e Dr. Steven Greer dhe ekipit të tij, CE5.

Dr. Greer është një ufolog amerikan dhe traumatolog në pension, i cili ka themeluar Qendrën për Studimin e Inteligjencës Jashtëtokësore dhe Projektin e Zhvillimit, i cili ka për qëllim të zbulojë informacione të fshehta për UFO-t.

“Gjatë dy muajve të fundit, unë kam gërmuar thellë në ndërgjegje dhe kam përjetuar jo vetëm paqe dhe qetësi si kurrë më parë, por gjithashtu kam qenë dëshmitare e pamjeve të pabesueshme në qiell. Ky planet është në një rrugë shumë negative drejt shkatërrimit, por ne mund ta ndryshojmë atë së bashku. Nëse do të mund të bënim që 1% e botës të meditonte për të krijuar kontakte (me jashtëtokësorët), mund t’i detyronim qeveritë tona që të pranojnë të vërtetën rreth jetës jashtëtokësore dhe të ndryshojmë zakonet tona shkatërruese për planetin”- shkruan Demi.

Demi, nisur edhe nga kontakti me grupin CE5, është e mendimit se provat në qiell nuk mund të injorohen më dhe inkurajoi ndjekësit që të shkarkojnë aplikacionin CE5, i cili pretendon se u mëson njerëzve protokollet për t’u lidhur me jetën përtej planetit.

 “P.S. Nuk ndodh me provën e parë. Provojeni disa herë. Më janë dashur disa seanca për të arritur një nivel të thellë meditimi për të realizuar kontaktin.”- përfundoi ajo.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco