Kjo foto e Bebe Rexhës u bë meme në rrjet, ja arsyeja

Kjo foto e Bebe Rexhës u bë meme në rrjet, ja arsyeja

14:54, 20/10/2020

Bebe Rexha mori guximin të ndryshojë look dhe iu fut vetë kokë e këmbë kësaj pune, duke i lyer flokët e saj në ngjyrë të kuqe.

Këngëtarja me origjinë shqiptare, u kthye në një kokëkuqe shumë seksi dhe mori vëmendjen me pozat e saj në Instagram,

Por tani ajo i shtoi sërish një tjetër detaj look-ut të saj.

Bebe bëri dy fije bjonde tek baluket e saj dhe kaq ka mjaftuar që të kthehet meme në rrjet!

Pamjen e re të këngëtares e kanë krahasuar me logon e rrjetit të famshëm të ushqimeve “MC Donald’s”, ndërsa Bebe e shpërndau edhe vetë këtë meme.

“E dashuroj”- shkroi ajo krahas fotos që e bëri të qeshë edhe vetë.

Ajo, aktualisht vazhdon të shijojë suksesin e këngës së fundit “Baby, I’m Jealous”, e cila tashmë ka tejkaluar 16 milionë klikime në Youtube, në shumë pak ditë pas publikimit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco