Ndërkohë që pret të publikojë alnumin e të saj të ri, ish-zonja e parë e Francës dhe ish-supermodelja, Carla Bruni, dha një intervistë për “Vogue”, në të cilën përveç muzikës, ajo foli edhe për plakjen.
Ajo e filloi karrierën e saj si modele dhe së shpejti, së bashku me Naomi Campbell, Claudia Schiffer, Cindy Crawford, dhe u bë një nga supermodelet e viteve ’90.
Ajo më pas publikoi albumin e parë në vitin 2002 , më vonë u martuar me Nicolas Sarkozy, ku u bë dhe zonja e parë e Francës.
“Besoj se në moshën 50-vjeç më në fund bëhesh femër. Ajo vajzë e re është zhdukur patjetër, dhe ajo ishte atje deri në 50-vjetorin e lindjes, por ju prapë mund të kërceni si një adoleshente brenda. Është pesëdhjetë kur shoqëria ju tregon se ka mbaruar – ju jeni një e rritur tani. Dhe shansi i fundit për të qenë një vajzë e re, është zhdukur”, tha ajo.
© SYRI.net