Ditën e djeshme, këngëtarja e njohur Fjolla Morina bëri të ditur se ka marrë propozim për martesë nga partneri.
Ajo publikoi foto të trëndafilave dhe unazën me diamant, pa e zbuluar identitetin e partnerit.
"Panorama.al" raportoi se Fjolla është në një lidhje dashurie me një reper 22-vjeçar nga Kumanova, të quajtur Bardhyl Idrizi.
Mirëpo, me anë të një postimi në rrjete sociale, ai i ka hedhur poshtë këto lajme.
"Bardhi s'është në lidhje, është single, e sidomos me njërën që e kemi shoqe të ngushtë, Fjollën", shkruhet në një status të ripostuar nga ai.
© SYRI.net