‘Nuk është hotel, por shtëpia ime’/ Këngëtari i njohur shpërthen kundër fansave

‘Nuk është hotel, por shtëpia ime’/ Këngëtari i njohur shpërthen kundër fansave

21:28, 17/10/2020

Fansat e Justin Bieber mund të jenë më të zjarrtët që kemi parë ndonjëherë, por këngëtarit nuk i bën shumë përshtypje kjo. Përkundrazi e bezdis.

Nëpërmjet disa Instastory-ve, ai u ka kërkuar atyre mos ta presin më para shtëpisë sepse kjo gjë e bezdis teksa e konsideron edhe mungesë respekti.

“Si e bindni veten se nuk është plotësisht e papërshtatshme dhe mos respektuese të presësh jashtë shtëpisë sime për të gumëzhirë, për të parë dhe për të bërë fotografi ndërsa unë hyj në banesën time,” shkroi ai në Instagramin e tij më 14 tetor, vetëm disa minuta pasi fitoi  Billboard Music Award për “Top Country Song” me 10,000 Hours” në bashkëpunim me Dan + Shay.

26-vjeçari shtoi në qortimin e tij, “Ky nuk është një hotel. Është shtëpia ime.”

Ylli i popit do të jetë në New York më 17 tetor për Saturday Night Live. Justin pritet të interpretojë këngë nga albumi i tij 2020, Changes, siç janë “Yummy”, “Intentions” dhe “Forever”.

Ai dhe gruaja Hailey Bieber blenë shtëpinë e tyre prej 25 milion dollarësh në Beverly Park, Los Angeles, në gusht. Ajo ka shtatë dhoma gjumi dhe 10 banjo me një total prej 11,000 metrash katrorë, duke ofruar jetën private që ai aq shumë dëshiron.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco