Këngëtarja shqiptare flet për ngacmimet s*ksuale në punë: Drejtori më kërkoi të udhëtoja vetëm me të

Këngëtarja shqiptare flet për ngacmimet s*ksuale në punë: Drejtori më kërkoi të udhëtoja vetëm me të

18:16, 17/10/2020

Tringa Kay, një nga këngëtaret më transparente të showbizit shqiptar, preku një temë delikate në emisionin ‘Glamour Zone’.

E pyetur nëse ndonjë sponsor e ka ngacmuar seksualisht, Tringa u përgjigj ‘po’, duke treguar historinë e plotë.

‘Ka ndodhur disa vite më parë. Një kompani më kontaktoi që të bëhesha imazh i markës së saj, dhe në këmbim do të paguanin klipin tim. Ata kanë biseduar me menaxherin tim, jo me mua personalisht, sepse numrin e telefonit nuk ia jap askujt.

Deri kur, më vjen një mesazh nga drejtori i kësaj kompanie, i cili më ofron që të shkonim së bashku për një udhëtim në Dubai.

Vetëm ne të dy. Unë nuk e njihja ate person, dhe sigurisht që refuzova. Nga ai moment, ndërpreva dhe marrëveshjen me këtë kompani.’ u shpreh Tringa.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco