Nuk la testament, por Chadwick nuk 'harroi' të siguronte jetën e gruas së tij

Nuk la testament, por Chadwick nuk 'harroi' të siguronte jetën e gruas së tij

21:31, 16/10/2020

Aktori Chadwick Boseman, ndërroi jetë në muajin gusht në moshën 43 vjeçare për shkak të një tumori.

Humbja e tij shkaktoi një tronditje të thellë mes kolegëve e fansave të cilëve lajmi u mbërriti I papritur, pasi Chadwick e kishte mbajtur të fshehtë sëmundjen e tij. 

Ai nuk la asnjë testament, por u sigurua që gruaja e tij të ishte e mbrojtur.

Aktori i ndjerë, pak muaj para vdekjes, bëri një veprim për të mbrojtur financiarisht gruan e tij.

Gruaja e yllit të “Black Panther”, Taylor Simone Ledward, ka depozituar dokumente të trashëgimisë, të marra nga TMZ, në të cilat ajo kërkon të emërohet administratore e pasurisë së Chadwick.

Taylor duhet të paraqesë dokumentet në gjykatën e trashëgimisë, sepse ai nuk la testament.

Ata u fejuan në fund të vitit 2019 dhe u kurorëzuan në vitin 2020. Kur një person vdes pa testament dhe pa fëmijë, bashkëshortja/bashkëshorti trashëgon gjithë pasurinë.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco