Max Ehrich i dedikon një këngë Demi Lovato-s

Max Ehrich i dedikon një këngë Demi Lovato-s

20:17, 16/10/2020

Ndarja e papritur e Demi Lovatos dhe Max Ehrich, ka qenë një nga temat më të diskutueshme në mediat rozë.

Së fundmi, Max Ehrich ka publikuar një këngë të re të titulluar ‘I’m afraid’. Nga teksti, kuptohet se ky projekt është një dedikim për ish-të fejuarën e tij, e cila deri më tani ka shmangur çdo kontakt me Max.

Burime për ‘Enews’ kanë treguar gjithashtu se Max tenton gjithë kohës të komunikojë me Demi-n, por ajo e ka bllokuar në çdo vend.  

Deri më tani, Lovato e ka lënë çdo gjë në dorë të avokatëve të saj, duke e shmangur totalisht kontaktin me Max.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco