Nuk respektoi kufizimet e Covid-19? Dua Lipa reagon ashpër ndaj mediave britanike

Nuk respektoi kufizimet e Covid-19? Dua Lipa reagon ashpër ndaj mediave britanike

20:37, 16/10/2020

Mediat e britanike, bënë publik lajmin se këngëtarja me origjinë shqiptare, ka thyer rregullat e kufizimeve të Covid-19.

Në xhirimet e klipit të fundit të këngëtares, banorët janë ankuar dhe policët ndërprenë xhirimet, shkruajnë mediat e huaja.

Dua, e shoqëruar nga një grup i madh i ekipit të produksionit, zbarkuan në Shoreditch, në Londrën Lindore, të mërkurën mbrëma për xhirimet, por me sa duket banorët e zonës nuk ishin në një mendje me ekipin e xhirimit. .

Por, mesa duket kjo nuk është e vërtetë, pasi Dua Lipa ka reaguar pas lajmit që qarkullojë ditën e sotme.

Në një postim në Instastory, Dua shkruan se ka vendosur të hedh në gjyq një gazetë, për shkak të këtij lajmi.

“Një gazetë angleze (që nuk dua t’ia përmend emrin për publicitet), mbrëmjen e djeshme ka publikuar një lajm të pavërtetë, ku thuhet se unë kam thyer rregullat e Covid.

Avokatët e mi i kanë dërguar letër atyre, pasi është e turpshme që një “e përditshme” të shkruajë në këtë mënyrë, për të shitur lajmin, por pa ditur të vërtetën./K.H/Syri.net/ 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco