‘Nuk mund të ecja’/ Artisti i njohur tregon eksperiencën e vështirë, pas infektimit me Covid

‘Nuk mund të ecja’/ Artisti i njohur tregon eksperiencën e vështirë, pas infektimit me Covid

18:48, 16/10/2020

Artisti dhe fituesi i Grammy, Christopher Cross ka folur për herë të parë për eksperiencën e tij të vështirë, kur u infektua me Covid-19.

Në një intervistë për “CBS Sunday Morning”, 69-vjeçari ka zbuluar se ishte paralizuar.

“Ishin 10 ditët më të këqija të jetës sime. Dhe nuk mund të ecja, mezi lëvizja. Dhe kështu, sigurisht që ishte koha më e errët për mua. E dini? Ishte vërtet prekëse dhe e vështirë, shumë e vështirë.“, tha këngëtari i Sailing.

Më tej, ai tregoi se pasi u shërua nga Covid-19, virusi u diagnostikua me sindromën Guillain-Barre, e cila sulmon sistemin nervor dhe siç thotë ai, mjekët besojnë se ishte shkaktuar nga virusi. Këngëtari dhe e dashura e tij u diagnostikuan me Covid-19 pas një udhëtimi në Mexico City.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco