Policia ndërpret xhirimet e klipit të Dua Lipës

Policia ndërpret xhirimet e klipit të Dua Lipës

16:00, 16/10/2020

Policia ka ndërprerë xhirimet e klipit të ri të Dua Lipës, pasi që ajo nuk i përfilli rregullat e COVID-19.

Xhirimi i klipit muzikor të Dua Lipës, u kontrollua nga policët pasi ylli dhe pjesëtarë të tjerë të ekuipazhit nuk mbajtën distancën, shkruan The Sun.

Dua, e shoqëruar nga një grup i madh i njerëzve, valltarë dhe shtesa tjera u pa në Londrën Lindore

Ylli i muzikës pop dukej se ishte në humor të mirë ndërsa filmonte brenda një dyqani ushqimor, ndërsa jashtë ishin një grup shtesash.

U tha se njerëzit ishin grumbulluar dhe nuk mendonin fare për rregullat e COVID-19, por kënaqeshin duke mos mbajtur distancë aspak.

Ka qenë një vit i stuhishëm për Dua, i cila publikoi dy albume, Future Nostalgia, në mars ndërsa më pas një remiks, Club Future Nostalgia, në gusht. Future Nostalgia qëndroi katër javë në krye të tabelës së albumeve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco