Këngëtari Chris Brown u pa nën shoqërinë e personave të njohur të mërkurën në mbrëmje ndërsa bëri një paraqitje në Soho me ish-të dashurën, Ammika Harris, dhe djalin e tyre të vogël Aeko.
Dyshja u takua me yllin shqiptaro-britanik, Rita Ora para, se të bënin dalje të ndara nga një bar në qendër të Londrës, për t’u nisur më pas në shtëpitë e tyre përkatëse, shkruan DailyMail.
Por Rita Ora, bëri veprimin që nuk e karakterizon, duke mbuluar fytyrën me duar, dhe duke lënë për të kuptuar që nuk dëshiron të fotografohet.
Kthimi i Chris Brown në Londër shkaktori shumë polemika, sepse vjen pasi ai u ndalua nga Britania e Madhe në vitin 2009, pas pranimit të fajësisë së tij për akuzën e sulmit nga ish-e dashura e tij, Rihanna.
Artistit më pas iu refuzua një vizë kur u përpoq të hynte në vend në vitin 2010 për turneun e tij muzikor.
Chris Brown e ka mbaruar dënimin e tij dhe me sa duket nuk e ka më të ndaluar të shkelë në Britaninë e Madhe.
© SYRI.net