Cardi B konfirmon se është kthyer me burrin e saj Offset një muaj pas kërkesës për divorc

Cardi B konfirmon se është kthyer me burrin e saj Offset një muaj pas kërkesës për divorc

12:20, 16/10/2020

Ajo u shpreh se është e vështirë të mos flasësh me mikun më të mirë.

Cardi B konfirmoi se u kthye përsëri së bashku me burrin e saj Offset vetëm një muaj pasi ajo paraqiti kërkesën për divorc e në atë kohë ajo tha se lidhja ishte shkatërruar në një pikë që nuk ka kthim, shkruan Daily Mail.

Reperja diskutoi lidhjen e tyre në Instagram Live ku ajo pranoi se kishte vështirësi t`ia dilte mbanë pa burrin e saj në krah.

Ata u panë së bashku me rastin e ditëlindjes së Cardit duke dëshmuar se nuk mund të rrinë larg njëri tjetrit.
Ajo më parë akuzoi Offset për pabesi në vitin 2018 vetëm pesë muaj pas lindjes së vajzës së tyre Kulture.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco