‘Adoleshente përjetë’/ Aurela Gaçe feston ditëlindjen, ja sa vjeç mbush këngëtarja

‘Adoleshente përjetë’/ Aurela Gaçe feston ditëlindjen, ja sa vjeç mbush këngëtarja

10:30, 16/10/2020

Këngëtarja Aurela Gaçe njihet si një ndër femrat më energjike të skenës shqiptare dhe këtë na e ka treguar gjithmonë me perfomancat e saj.

Ajo ka treguar se merret shumë me aktivitet fizik dhe kjo e ka ndihmuar atë të duket gjithmonë e më e re.

Këngëtarja feston sot ditëlindjen dhe pse disa nuk mund ta besojnë, mbush plot 46 vjeç.

Vetë këngëtarja ka zgjedhur të tregojë moshën pa u kompleksuar, teksa i bën vetes një urim. 

“Sot ,46 . Dikur, në çdo Tetor të ri, i vendosja vetes disa pikësynime .Tani ,jo më!
E vetmja gjë që dua është te jem shumë gjatë për të jetuar e gëzuar jetën prane vajzave te mija, ti shoh teksa rriten e të jem aty për to ashtu si prindërit e mi akoma janë per mua....Të jem pranë familjes time e te vazhdoj të jap tek ju dhuratën me te cilën me pajisi Zoti , këngën, muzikën.
Ky nuk eshte pikësynim. Kjo eshte dëshirë . Rritet njeriu e fillon mendon e përjeton ndryshe. Prandaj i thone "çdo gjë vjen me moshë"  ,tani vonë e kam kuptuar .Adoleshente përjetë", shkroi Aurela krahas një fotoje ku shfaqet shumë në fromë dhe plot energji.

Të shumta janë urimet që këngëtarja ka marrë nga ndjekësit në këtë ditë të shënuar për të.

 

 

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco