Ajo u bë një sensacion në internet pas performancës së saj në vitin 2018, me këngën Hallelujah të Leonard Cohen, në The Voice France.
Mennel Ibtissem është një këngëtare franceze-siriane, e cila është përballur me shumë kritika, për të mos mbajtur më hijab, veshjen e besimtareve islame, të cilën Mennel e mbante në stilin e një turbani.
Mennel thotë se nuk do që “njerëzit ta vlerësojnë vetëm për paraqitjen e saj”.
“Dua të gjykohem për talentin dhe karakterin tim. I thashë vetes, në rregull, mjaft me këtë imazh.”
Ajo mendon se njerëzit e shihnin si një “flamur të islamit” dhe vendimi i saj do i shqetësonte njerëzit, sepse ata e identifikonin këngëtaren me veshjen hijab.
“Sipas njerëzve, nëse unë mbaj hijab, do të thotë se jam myslimane dhe nëse jam e tillë, duhet të sillem në këtë mënyrë dhe jo në një mënyrë tjetër.
Shumë vajza u zhgënjyen sepse e gjenin veten te unë dhe të jesh një vajzë me turban dhe e fesë islame, sidomos në Francë nuk është e lehtë, kështu që, kur e hoqa, këto vajza u ndjenë si të braktisura. Menduan se unë nuk isha më si ato dhe se i kisha lënë,” shprehet ajo.
Mennel tregon se gjithë komentet negative, patën një ndikim jo pak të vogël te ajo.
“Ka qenë e tmerrshme, ndonjëherë përpiqesha t’i fshija dhe ka patur raste, kur doja ta lija muzikën, por muzika është pasioni im, misioni im në jetë.”
© SYRI.net