Pas ndarjes nga The Weekend, ja kush është i dashuri i ri i Bella Hadid

Pas ndarjes nga The Weekend, ja kush është i dashuri i ri i Bella Hadid

17:38, 14/10/2020

Pas ndarjes nga The Weekend, Bella Hadid mesa duket ka një të dashur të ri.

Modelja 24-vjeçare është në një lidhje të fshehtë me Duke Nicholson, nipi i aktorit të ikonës së Hollyëood-it, Jack Nicholson,

Sipas burimeve për Page Six, dyshja ka kaluar kohë së bashku, të paktën që prej muajit të kaluar, kur Nicholson pa Hadid në një udhëtim në New York.

Burimi, shtoi gjithashtu se dyshja u largua për ditëlindjen e fundit të Hadid, para se ajo të nisej në një udhëtim vetëm me vajza në ishull.

Modelja mbushi 24-vjeç javën e kaluar dhe festoi me mikeshat e saj, të cilat udhëtuan në një avion privat, por, përpara udhëtimit, thuhet se Bella po festonte me të dashurin e saj të ri, që nuk është bërë ende publik në rrjetet sociale.

Në vitin 2019, Nicholson kishte një rol në filmin horror të Jordan Peele “Us”. Ai është shfaqur së bashku me Lana Del Rey në kopertinën e albumit të saj të nominuar nga Grammy "Norman F - - king Rockwell!"

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco