FOTO/ Brenda dasmës së djalit të Silvio Belusconit me 35 të ftuar

FOTO/ Brenda dasmës së djalit të Silvio Belusconit me 35 të ftuar

16:51, 14/10/2020

Më datë 7 tetor, djali i Silvio Berlusconi, Luigi Berlusconi u kurorëzua në martesë me Federica Fumagalli me një ceremoni intime dhe të blinduar në Bazilikën e Sant'Ambrogio në Milano.

Pas nëntë vitesh dashuri, ata i thanë “po” njëri-tjetrit.

Çifti zgjodhi të mbante një profil të ulët që i ka shoqëruar gjithmonë, duke preferuar që ditën e madhe ta ndanin me një numër të vogël njerëzish.

Silvio Berlusconi mungoi në kishë, por mori pjesë në pritje në në Villa Belvedere me partneren e tij Marta Fascina.

Vetëm disa miq të ngushtë morën pjesë në dasmën e djalit të vogël të Silvio Berlusconit dhe Veronica Larios. Brenda bazilikës milaneze, të ftuar ishin rreth 35 persona duke përshirë motrat e dhëndrit Barbara dhe Eleonora me bashkëshortët e tyre, motër Marina dhe nënën Veronica. 

Thuhet se fustani i Federikës ishte i bardhë me  qëndisje të çmuara. Gjithashtu ajo kishte zgjedhur një tualet shumë të thjeshtë duke mos hequr dorë dhe ditën e saj të dasmës nga stilii saj mininimal.

Luigi dhe Federica u takuan nëntë vjet më parë, kur të dy ishin studentë në Boçoni. Federica ka lindur në një familje sipërmarrësish në Leço, ajo është diplomuar për drejtësi dhe punon në agjencinë e saj që organizon ngjarje luksoze. Ajo prej disa vitesh jeton me Luigi dhe me qentë Uno dhe Arturo. 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco