E dehur nga festa e ditëlindjes, Cardi B publikon aksidentalisht foton nudo

E dehur nga festa e ditëlindjes, Cardi B publikon aksidentalisht foton nudo

17:18, 14/10/2020

Dy ditë më parë, Cardi B festoi 28 vjetorin dhe vendosi që në festën që organizoi të ishte dhe ish-bashkëshorti i saj, Offset.

Offset, duket se është treguar zemërgjerë dhe i ka dhuruar Cardi-t një makinë të markës ‘Roll Royce’, me vlerë prej 330 mijë dollarësh.

Ndërsa, për falenderim ajo i dhuroi një puthje.

Madje duket se ditëlindjen ka vendosur që ta mbyllë me një pozë nudo, të cilën e postoi në “Instastory”.

Reperja me famë botërore shfaqej e shtrirë në krevat, ndërkohë që në pjesën e sipërme ishte topless. Por duket se Cardi B u pendua menjëherë dhe e fshiu.

Megjithatë fotografia nuk ju ka shpëtuar fansave të saj, të cilët e kanë ruajtur dhe e kanë shpërndarë me shpejtësi në rrjet.

“Pse dreqin duhej të më bënit mua kaq budallaqe? Pse? Por e dini çfarë, nuk do e mundoj veten për këtë gjë.

Thjesht do ha mëngjesin tim, do shkoj në festë, sepse as nuk kam ndërmend të mendoj për të. Nuk do mendoj për të.

Dreqin, nuk është as hera e parë. Kam qenë një striptiste, kështu që sidoqoftë…”, ka shkruar reperja në një postim në “Twitter”, pasi fshiu foton ku shfaqej nudo.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco