Georgina shfaqet tërheqëse në fotosesionin e ri.
Georgina Rodriguez po vazhdon punën si blogere, teksa pozon për brende e revista të njohura.
Së fundi, ajo ka pozuar për “Vogue Brasil”, teksa shfaqet e veshur me një xhaketë të markës “Louis Vuitton”.
“Hera e parë që pozoj për Vogue Brasil”, ka shkruar ajo sipër fotos, në të cilën kishte vënë në pah këmbët seksi, derisa u fotografua në veturë.
Ky imazh i saj vjen pak orë pasi partneri i saj, Cristiano Ronaldo është testuar pozitiv për COVID-19 dhe është vetiziluar.
Georgina me anë të një postimi në Instagram ka treguar gjendjen e tij dhe shkroi “Ti je inspirimi im”.
© SYRI.net