Rita Ora ka një mesazh frymëzues për vajzat shqiptare

Rita Ora ka një mesazh frymëzues për vajzat shqiptare

12:27, 12/10/2020

Këngëtarja me origjinë shqiptare Rita Ora, së fundmi u ka dërguar një mesazh të gjitha grave dhe femrave shqiptare ku ju kërkon atyre të besojnë tek vetja.

Në ditën Ndërkombëtare të Vajzave, Rita shpërndau një videomesazh që u transmetua gjatë një eventi të organizuar në Kuvendin e Kosovës, nga Vjosa Osmani.

“Pavarësisht nëse vendos të bëhesh një këngëtare, balerinë, atlete, piktore, aktore, shkencëtare apo doktoreshë, ti duhet të zgjedhësh vetë rrugën që do të ndjekësh. Kjo i ndihmon gratë në Kosovë, po ashtu edhe në të gjithën botën të besojnë tek vetvetja dhe të kuptojnë që kanë aftësinë dhe fuqinë për të zgjedhur të ardhmen e tyre.

I jam mirënjohëse familjes dhe miqve të mi që më kanë mbështetur në përzgjedhjen time në karrierë deri këtu ku jam. Çdo ditë bëj sakrifica për të dhe do vazhdoj këtu për të inspiruar dhe frymëzuar jo vetëm veten por shpresoj shumë vajza gjithandej. Ju mund të bëni të njëjtën gjë.

 Çdo ditë vazhdoni përpara dhe sundoni botën në mënyrën tuaj. Mbani mend që ju keni fuqinë për ta bërë këtë,”– tha Rita Ora.

Ky videomesazh, duke bërë xhiron në rrjet,  u shndërrua në pak minuta,  në burim frymëzimi për shumë femra shqiptare.

Rita Ora, ndan shpeshherë mesazhe motivuese për vajzat në të gjithë botën, duke qënë gjithmonë në mbështetje të tyre.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco