Can Yaman flet për lidhjen e tij të re

Can Yaman flet për lidhjen e tij të re

11:38, 12/10/2020

Aktori i njohur me origjinë shqiptare Can Yaman më në fund ka sqaruar gjithçka në lidhje me thashethemet për një lidhje të mundshme.

Aktori turk Can Yaman përfol për një lidhje nga mediat Turke, me një vajzë të panjohur por tashmë ai ka mohuar të gjithë thashethemet në një intervistë për Verissimo Studio.

Can dhe aktorja Demet Ozdemir luajtën së bashku në serialin  e njohur “Një puthje në errësirë”, i cili po shikohet dhe në Itali.

Në lidhje me këtë dhe të gjithë lajmet e tjera Can ka vendosur të qartësojë gjërat duke u shprehur si më poshtë.

“Ne jemi thjesht miq. Ajo më ka ndihmuar shumë gjatë xhirimeve. Shpresoj të punojmë sërish bashkë. Për momentin jam beqar, por ashtu si të gjithë edhe unë dua të jem në një lidhje. Këto gjëra nuk bëhen me plan dhe dua jeta të më befasojë. Jam i gatshëm për gjithçka. Nuk ëndërroj, më pëlqen të jetoj të tashmen. Rrallë mendoj për projekte. Unë thjesht jetoj dhe veproj. Një gjë e mirë e të qenit aktor është se kurrë nuk e di çfarë të pret. Mua më pëlqen shumë të befasohem papritur. Tre vite më parë nuk e mendoja se do arrija këtu dhe ja që ndodhi.”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco