Këngëtari Bero Muharremi reagoi pas humbjes ndaj Maqedonisë së Veriut.
Këngëtari i njohur, Blerim Muharremi, i njohur ndryshe si Blero kishte reaguar pas disfatës ndaj Maqedonisë së Veriut, teksa e kishte quajtur selektorin Bernard Challandes si një njeri që ka probleme psikike.
Kosova përjetoi një tjetër humbje, kësaj radhe në “Fadil Vokrri” kundër Sllovenisë me rezultat minimal 1-0, në ndeshjen për Ligën C të Ligës së Kombeve.
I ftuar në emisionin “Dueli Sportiv”, Blero ka deklaruar mendimin e tij.
“Natyrisht se jam i mërzitur. Sepse nuk bëhet fjalë vetëm për një humbje. Unë ende mendoj që ai duhet të largohet, sepse dënimi i futbollistit duhet të bëhet në kohë të caktuar dhe jo në mungesë të futbollistëve. Ai ka një “sëmundje psikike”. Faleminderit për gjithçka por duhet të largohet”, shtoi Blero.
© SYRI.net