Princ Harry dhe Meghan flasin për problemet e shëndetit mendor

Princ Harry dhe Meghan flasin për problemet e shëndetit mendor

14:33, 11/10/2020

Çifti Meghan Markle dhe Pric Harry së fundmi dhanë një intervistë në të cilën duket se i thanë të gjitha.

Dyshja, foli për herë të parë rreth shëndetit mendor.

Meghan ishte e ftuar së bashku me Princ Harry në shkollën Santa Barbara, ndërsa si temë u trajtua 'Dita Ndërkombëtare e Shëndetit Mendor'.

Çifti u tregoi studentëve se si të ndihmojnë botën fizikisht dhe emocionalisht.

Arsye për të folur për këtë temë u bë mosha e studentëve,  e predispozuar për të pasur probleme të tilla.

“Unë po flas në mënyrë personale, pasi më kanë thënë se në vitin 2019 kam qenë personi më i përfolur në mbarë botën”, është shprehur ajo.

Meghan shtoi: “Nuk më intereson nëse ju jeni 15 apo 25 vjeç, nëse njerëzit flasin për ju, gjëra që nuk janë të vërteta, nuk do të thotë të shkatërroni shëndetin tuaj mendor”.

Princ Harry, gjithashtu ndau me studentët problemet që kishte, pas vdekjes së princeshës Diana.

Image

Image

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco