Demi Lovato thyen komplekset/ Tregon se si ja doli të mos urrejë gjoksin e saj

Demi Lovato thyen komplekset/ Tregon se si ja doli të mos urrejë gjoksin e saj

13:50, 11/10/2020

Këngëtarja Demi Lovato, dikur e urrente gjoksin e saj pasi mendonte se ishte një masë shumë e vogël.

Së fundmi, duket se këngëtarja e ka kapërcyer këtë kompleks me veten.

Madje është gati të flasë për ktë temë.

"Fakte. Unë s'kam patur kurrë gjoks derisa fillova të haja ç'të doja. Gjithë jetën time kam e kam urryer gjoksin tim të vogël, por pastaj kur hoqa dorë nga barrierat që i vija vetes në lidhje me ushqimin, kisha gjoksin që doja. Kjo, jam unë e gjitha!"- shkruan Lovato në foton e postuar së fundmi në Instagram.

Duket se këngëtarja nuk e ka patur të vështirë këtë ndryshim pasi e ka realizuar në mënyrë krejt natyrale.

Kujtojmë që Demi Lovato në të shkuarën, ka luftuar me buliminë, ankthin dhe probleme të tjera që lidhen me ushqyerjen.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco