Aktorja Hally Berry 54-vjeçe/ Në super formë, pozon nga palestra

Aktorja Hally Berry 54-vjeçe/ Në super formë, pozon nga palestra

09:55, 11/10/2020

Aktorja e njohur Hally Berry sapo na tregoi që vitet për të janë thjesht numra.

Në daljen e saj të fundit në premierën e filmit ‘Bruised’ në Toronto International Film Festival, aktorja tërhoqi vëmendjen e publikut me pamjen e saj.

Nuk zgjati shumë dhe ajo tregoi sekretin e saj mbi mënyrën se si arrin të jetë kaq në formë.

54-vjeçarja ka filmuar veten teksa ushtronte krahët në disa pajisje në palestër, ku u pa së bashku me trainerin Peter Lee Thomas.

“Urime dita e fitnesit juve. Sot është dita për të ushtruar krahët”, ka shkruar ajo në përshkrimin e imazhit.

Dhe pse aktorja është nënë e dy fëmijëve, duket se kur bëhet fjalë per veten, ajo e gjen gjithmonë kohën.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco