Kënga që Ledri i dedikoi vogëlushes, emocionoi Sara Hoxhën

Kënga që Ledri i dedikoi vogëlushes, emocionoi Sara Hoxhën

08:38, 11/10/2020

Së fundmi, këngëtari Ledri Vula sapo publikoi këngën ‘Si baba’, një këngë e dedikuar e tëra për vogëlushen e tij që pritet të vijë në jetë së shpejti.

Por, ky projekt ka emocionuar dhe Sara Hoxhën, partneren e tij, dhe këtë ndjesi e ka ndarë më publikun.

‘Një këngë që sa herë do e dëgjoj, do më përcjelle emocione të reja dhe mënyra të reja të përjetimit që kam për ty… Mezi pres ditën, kur ti t’i kuptosh këto fjalë’, shkroi Sara.

Kënga numëron mbi 200 mijë klikime dhe pse është publikuar vetëm 12 orë më parë.

Me sa duket, fansat mezi e pritën këtë projekt!

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco