U akuzua se ka qëlluar me armë këngëtaren e njohur, reperi ka dy fjalë për të thënë

U akuzua se ka qëlluar me armë këngëtaren e njohur, reperi ka dy fjalë për të thënë

21:39, 10/10/2020

Reperi i njohur, Tory Lanez, ka thyer heshtjen sa i përket akuzave, se e ka qëlluar me armë zjarri këngëtaren, Megan Thee Stallion.

“Koha do të flas dhe e vërteta do të dalë në dritë. Unë kam besim tek Zoti. Shumë dashuri për fansat dhe njerëzit që qëndruan besnik. Nëse më keni mbështetur mua apo Megan, e vlerësoj”, ka shkruar ai në rrjetet sociale.

Tory, akuzohet se ka qëlluar me armë në këmbë këngëtaren.

Ngjarja ka ndodhur në fillim të këtij viti, dhe ishte vetë Meghan, që identifikoi Tory-n si personi që kreu plagosjen.

Një ditë më parë, Prokuroria e Los Angeles lëshoi një deklaratë, ku akuzonte zyrtarisht Lanez me akuzën e krimit me armë zjarri.

Ai do të përballet dhe me akuzën e shkaktimit të “një plage të madhe trupore” dhe gjyqi ndaj tij do të mbahet më 13 tetor.

 Nëse dënohet, Lanez përballet me 22 vjet e tetë muaj burg./K.H/Syri.net/

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco