‘Iu hodha përsipër djalit…’, Delinda Disha tregon momentin më të sikletshëm në skenë

‘Iu hodha përsipër djalit…’, Delinda Disha tregon momentin më të sikletshëm në skenë

22:06, 10/10/2020

Aktorja e humorit, Delinda Disha, ka shkaktuar gjithmonë shumë të qeshura me talentin e saj për të imituar personazhet e politikës në vendin tonë dhe jo vetëm.

E ftuar në emisionin ‘Glamour Zone’, Delinda ka treguar një nga momentet më të sikletshme në skenë.

 “Mbaj mend që ka qenë një numër i personazhit të Betit, dhe unë duhej të shkoja tek publiku. Dhe duke bërë tekstin, konkretisht i drejtohesha 2-3 meshkujve të rastësishëm në publik. Duhej edhe të përshtasja tekstin, edhe të gjeja një mashkull në publik. Dhe mashkulli i tretë që ka qenë, ishte një djalë që punon te lokali i televizionit.

Dhe kur iu hodha atij përsipër, ai u skuq, unë u skuqa nga sikleti, por më ndodhi krejt rastësisht. Dhe u vura unë në siklet, se u vu ai në siklet. Ditën tjetër më takoi dhe më tha: Po mirë mi Deli, mua më gjete? (qesh)”, tha aktorja.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco