‘Fero, vajza më pak seksi’/ Trejsi Sejdini ofendon reperin. Rindez sherrin me Encën

‘Fero, vajza më pak seksi’/ Trejsi Sejdini ofendon reperin. Rindez sherrin me Encën

22:30, 10/10/2020

Trejsi Sejdini, e ftuar në “Shiko kush luan” ka rindezur sherrin e famshëm me Encën dhe ngriti një tjetër sherr me Feron.

Trejsi luajti një lojë, ku duhej tu përgjigjej disa pyetjeve, duke i grushtuar, personazhet publike, fotot e të cilëve i kishte në thes.

Jo një, por 3 herë e grushtoi, ajo këngëtaren për pyetje aspak pozitive, siç ishin: Me cilën nuk do krijoje kurrë miqësi, kush është zero me bisht dhe kujt do i jepje një shuplakë.

Sakaq, e pyetur rreth vajzës që konsideron më pak seksi se veten, ajo zgjodhi Feron.

Trejsi  i shpalli “luftë” Encës në 2019, pas një deklarate ofenduese që bëri për të teksa ishte e ftuar në emisionin “Why Not”.

Një nga pyetjet e Rozës drejtuar modeles shqiptare ishte: A je e virgjër si këngëtarja, Enca Haxhia?

Trejsi nuk u mendua shumë, por menjëherë nisi të tallej me peshën e këngëtares

“Sa është një Encë janë 3 Trejsa, të shkretë. Si mund të mos jetë Enca e virgjër? Kush e ngre Encën e shkretë”, u përgjigj ajo.

Sigurisht, që nuk mungoinjë kundërpërgjigje nga Enca, e cila ia ktheu kusurin në studion e “Xing me Ermalin” dhe po ashtu postoi disa Instastory, duke e ofenduar.

Prej kohësh ato kishin rënë në qetësi, por tashmë lufta ka rinisur dhe le të presim për një përgjigje nga Enca.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco