Humbi gruan dhe fëmijën, por aktori i njohur nuk iu dorëzua kurrë dhimbjes

Humbi gruan dhe fëmijën, por aktori i njohur nuk iu dorëzua kurrë dhimbjes

20:08, 10/10/2020

Jeta nuk ka qenë e lehtë për aktorin kanadian, Keanu Reeves. Ai përjetoi një goditje të fortë kur shoku i ngushtë, aktori River Phoenix vdiq në 1993.

Në vitin 1995, kur Reeves ishte vetëm 31 vjeç, ai ishte në kulmin e karrierës së tij dhe duke e shfrytëzuar atë në maksimum.

3 vite më vonë, Keanu njihet me aktoren amerikane Jennifer Syme, duke e konsideruar edhe si “dashuria e jetës së tij”.

Syme mbeti shtatzënë në vitin e parë të lidhjes së tyre, por jeta kishte plane të tjera për ata të dy.

Jennifer lindi më 24 dhjetor 1999, një vajzë që ajo dhe Keanu planifikuan ta quanin Ava Archer.

Por, fatkeqësisht, foshnja lindi e pajetë. Syme ra në depresion pas lindjes, ndërsa aktori kishte ende karrierën e tij për të hequr mendjen nga gjërat.

2 vite pasi humbet foshnjën, Jennifer u përplas për vdekje në një aksident me makinë.

Nga ajo ditë, jeta nuk ka qënë e njëjta për Keanu.

Edhe pse aktori ka qenë gjithmonë i rezervuar për jetën e tij personale, 56 vjeçari vendosi të fliste për humbjen e Jennifer dhe Ava-ës në një intervistë në 2006.

“Kur njerëzit që do ikin, ti je vetëm. Më mungon të jem pjesë e jetës së tyre dhe më mungon kur ato ishin pjesë e jetës sime. Pyes veten si do të ishte e tashmja nëse do të ishin këtu. Çfarë mund të kishim bërë së bashku. Më mungojnë të gjitha gjërat e mëdha që nuk do të jenë kurrë.”

Por, aktori nuk e lejoi pikëllimin ta thyer atë, por e mësoi atë të ishte edhe më i fortë.

“Pjesa më e madhe e vlerësimit tim për jetën ka ardhur përmes humbjes. Jeta është e çmuar. Është e vlefshme.

Po përpiqem të mos jem kaq shumë vetëm dhe kjo është një “luftë” më vete. Dua të martohem. Dua të kem fëmijë, por këto janë në majë të një mali. Duhet ta ngjis atë mal fillimisht. Dhe do ta bëj. Thjesht, më jepni pak kohë.”

Gjatë asaj kohe, një meme e famshme e aktorit, që qëndron ulur në një stol u bë viral, ndërsa një gazetar i Time, e shpalli aktorin “introvertin e vitit”.

Por, gjërat nisën të ndryshonin për të, pasi në vitin 2009, aktori u takua me Alexandra Grant në një event, por për 10 vite e mbajtën lidhjen e tyre jashtë kamerave.

Në vitin 2019, Keanu, 56 vjeç dhe Alexandra, 47 vjeç, shfaqën lidhjen e tyre në publik.

Jeta e ka goditur fortë, por aktori i dhjetëra roleve, është shembulli që na tregon se sado që “jeta të errësohet”, ia vlen gjithnjë të ecësh përpara dhe të mos humbasësh kurrë njeriun e mirë që je./marrë nga Bright Side/ K.H/Syri.net/

 

 

Image

Jennifer Syme dhe Keanu Reeves
 
 
 
Image
Alexandra Grant dhe Keanu Reeves

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco