Një tjetër sukses për këngëtaren shqiptare/ Albumi i Ava Max, i treti më i transmetuari këtë vit

Një tjetër sukses për këngëtaren shqiptare/ Albumi i Ava Max, i treti më i transmetuari këtë vit

17:53, 10/10/2020

Këngëtaret shqiptare, me famë botërore duket se po i ngjisin shkallët e suksesit me shumë shpejtësi.

Emrat si Dua Lipa, Bebe Rexha, Rita Ora apo Ava Max kanë pushtuar tregun ndërkombëtar dhe janë klasifikuar shpesh herë në Top Listat botërore.

Më i fundit vjen nga Ava Max, e cila ka pak kohë që e publikoi albumin e ri muzikor me titull “Heaven and Hell”.

Albumi është pëlqyer shumë nga publiku, duke u transmetuar plot 2 miliardë herë.

Në këtë mënyrë, Ava Max bëhet artistja e tretë femër, albumi i të cilës arriti të transmetohet më së shumti këtë vit në Spotify.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco