U martua pak ditë më parë, Aida Doçi flet për fëmijët e bashkëshortit: Kam raporte të mira

U martua pak ditë më parë, Aida Doçi flet për fëmijët e bashkëshortit: Kam raporte të mira

16:13, 10/10/2020

Martesa këngëtares së njohur, Aida Doçi me Naser Gashin, i njohur ndryshe edhe si Naser Qelin, ishte ndër temat më të diskutuara në mediat rozë.

Së fundmi, çifti në një intervistë për “Prive”, rrëfyen se përkundër komenteve të shumta, qoftë edhe atyre negative në rrjetet sociale, ata vazhdojnë të jenë të lumtur.

Aida u shpreh se asaj nuk i pengon aspak e kaluara e Naserit, i cili më parë ka qenë i martuar dhe ka fëmijë.

“Mua nuk më ka penguar për asnjë moment e kaluara e Naserit, d.m.th është diçka e kaluar dhe e kaluara askujt nuk duhet t’i interesojë. Mundohem të mos i hyj në hak askujt, absolutisht për asnjë moment sepse familje kam edhe vet edhe krejt gjërat që i bëj në jetë i bëj për ata, kështu që nuk dua të hyj në gjynah dikush tjetër dhe subhanallah nesër ose pasnesër me i ndodh diçka familjes time sepse nuk mundem me qenë e lumtur”, ka thënë Aida.

Këngëtarja Doçi thotë se ka një raport të shkëlqyer me fëmijët e bashkëshortit, duke e krahasuar sikur me raportet e mira që ajo ka me motrat e saj më të vogla.

“Kurse për raportin me fëmijët e Naserit, elhamdulillah unë i kam shumë raportet e mira edhe më respektojnë tepër edhe më duan shumë. Nuk po di si me i llogarit ata, jam mësuar sikur me Xhenesën dhe Argjendën [motrat e Aidës që ato me qenë disi më të vogla edhe mundohem mu kujdes shumë për ato.

D.m.th jo vetëm tash që jam martuar me Naserin, por gjithmonë kam pasur kontakte me fëmijët e tij, më kanë thirrur në telefon, jam takuar shumë shpesh me ta dhe ndoshta është ajo afërsia që unë jua kam dhënë atyre që tashmë po ma kthejnë me këtë respektin e njëjtë”, ka thënë Aida.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco