Rrëfehet Can Yaman/ Nga marrëdhënia e tij me ‘Sanemin’ tek statusi i tij aktual

Rrëfehet Can Yaman/ Nga marrëdhënia e tij me ‘Sanemin’ tek statusi i tij aktual

13:50, 10/10/2020

Aktori turk Can Yaman është në vëmendje të mediave për jetën e tij private dhe prej kohësh është përfolur për një lidhje të tij me aktoren Demet Ozdemir.

Së fundmi Can udhëtoi në Itali ku në një intervistë për Silvia Toffanin i rrëfeu të gjitha, që nga marrëdhënia me Demetin, deri tek statusi aktual dhe planet e së ardhmes.

“Ne jemi thjesht miq. Ajo më ka ndihmuar shumë gjatë xhirimeve. Shpresoj të punojmë sërish bashkë”-tha Can për Demetin.

“Për momentin jam beqar, por ashtu sit ë gjithë edhe unë dua të jem në një lidhje. Këto gjëra nuk bëhen me plan dhe dua jeta të më surprizojë. Jam i gatshëm për gjithçka”-u shpreh aktori.

Can u shpreh se ai e jeton jetën pa bërë plane për të ardhmen.

“Nuk ëndërroj, më pëlqen të jetoj të tashme. Rrallë mendoj për projekte. Unë thjesht jetoj dhe veproj. Një gjë e mirë e të qenit aktor është se kurrë nuk e di çfarë të pret. Mua më pëlqen shumë të surprizohem papritur. Tre vite më parë nuk e mendoja se do arrija këtu dhe ja që ndodhi”-përfundoi Can./revistawho.com

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco