Bebe Rexha flet për herë të parë për të dashurin e saj: Është i veçantë...

Bebe Rexha flet për herë të parë për të dashurin e saj: Është i veçantë...

11:05, 10/10/2020

Pak kohë më parë u zbulua se Bebe Rexha është në një lidhje dashurie me kinematografin dhe producentin Keyan Safyari.

Këngëtarja e “Baby, I’m Jealous”, është e lumtur me të dashurin e ri, me të cilin filloi të dilte në fillim të këtij viti.

Duket se edhe familja e saj gjithashtu e do atë, raporton “People”.

“Na pëlqen ky djalë. Unë mendoj se ky është i duhuri. Ai është një njeri shumë i mirë,”- i tha ajo “Entertainment Tonight”.

“Ky djalë është i veçantë. Ai është i dashur, kujdeset për mua, e kupton karrierën time dhe atë që bëj. Familja ime e do atë.”

“Ai është thjesht një person i mahnitshëm dhe më bën të lumtur! Thjesht ndjej se është i duhuri,“- shtoi ajo.

Rexha tha se Safyari ka qenë një shoqërues i përsosur gjatë pandemisë së koronavirusit.

“Unë nuk kam qenë e vetmuar gjatë karantinës,”- tha ajo.

“Unë kam një njeri shumë të mrekullueshëm në jetën time tani dhe ai është kaq i mahnitshëm. Unë jam shumë mirënjohëse për të dhe thjesht po shijoj jetën time dhe do të shoh se ku do më çojë“.

Muajin e kaluar ylli shqiptaro-amerikan u pa duke puthur bukuroshin në Los Angeles, pasi i dhuroi një Ferrari për ditëlindjen e tij.

Të dy u panë për herë të parë bashkë në mars.

Kjo është romanca e parë publike e Rexhës ndër vite.

Ajo gjithashtu foli me “ET” se pse e mban Safyari-n privat në mediat sociale.

“Përderisa nuk kam një unazë në gishtin tim, ju nuk do të keni një postim në rrjete sociale, dhe kjo është e vërteta!”,– tha Bebe me shaka.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco