Arbana Osmani tregon se si mund të rritesh një fëmijë të lumtur

Arbana Osmani tregon se si mund të rritesh një fëmijë të lumtur

10:31, 10/10/2020

Mbrëmjen e djeshme, moderatorja Arbana Osmani ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram një recetë ushqimi të gatuar me shumë dashuri nga djali i saj, Joni dhe mbesa, Kenza.

Teksa bënin rrëmujë dhe gatuanin njëkohësisht, Arbana është kënaqur në shoqërinë e tyre mirëpo ndjekësit janë merakosur për fëmijët.

Mesazhe të shumta i janë drejtuar Arbanës, duke i shkruar se fëmijët mund të digjeshin duke gatuar dhe e këshillonin moderatoren të kishte kujdes.

Mirëpo, ajo ia ka bërë të qartë të gjithëve se kjo është mënyra e saj për të rritur fëmijë të lumtur, duke i përfshirë në çdo aktivitet të mundshëm për të shuar kuriozitetin e tyre.

Në një shkrim të gjatë në InstaStory, Arbana shprehet:

“Për të gjithë ata që janë shqetësuar se mos digjen fëmijët, nuk janë djegur ndonjëherë dhe nëse ndodh të digjen pakëz nuk është fundi i botës. Unë zgjedh t’i rris duke i stimuluar që të vegjël të shuajnë kuriozitetin për botën që i rrethon, duke i përfshirë jo vetëm në gatim por në shumë aktivitete të tjera që juve mund t’ju duken të rrezikshme si gatimi nën survejimin tim.

Po, ne gatuajmë bashkë, ata bëjnë rrëmujë, ndonjëherë ndonjë gjë edhe thyhet, bëhen dyfish pjata për të larë dhe çdo rrobë patjetër që bëhet pis. Por asnjë nga këto, absolutisht asgjë nuk ka pikën e rëndësisë për aq kohë sa ata kënaqen dhe ndjehen të dobishëm. Secili zgjedh të rrisë fëmijët e tij në mënyrën e tij. E rëndësishme është t’i shohim ata të lumtur. Natën!”- janë fjalët e Arbanës në postim.

Arbana dhe Eduartt Grishaj janë në pritje të fëmijës së tyre të parë së bashku, ndërsa lart e poshtë thuhet se moderatorja do të lindë sërish një djalë.

Mirëpo, çifti ka preferuar të qëndrojë sa më i rezervuar lidhur me jetën private dhe ende s’kemi asnjë informacion prej tyre për detaje të tjera të shtatzënisë.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco