'Plas' sherri mes motrave Kardashian, Kylie i vë këmbën në fyt Kendall

'Plas' sherri mes motrave Kardashian, Kylie i vë këmbën në fyt Kendall

15:58, 09/10/2020

Kylie dhe Kendall Jenner u përleshën seriozisht fizikisht, duke bërë që Kim Kardashian të thërriste sigurimin në episodin e së enjtes në “Keeping Up With the Kardashians”.

Kendall, 24 vjeçe, akuzoi Kylie, 23 vjeçe, se ‘kishte vënë thembrën në qafë’ gjatë përleshjes, duke i çuar motrat të betoheshin se ‘kurrë nuk do të flisnin më me njëra-tjetrën’.

 Kim, 39 vjeçe, mund të dëgjohej duke bërtitur: “Është një urgjencë! Shkoni merrni Kendallin!”, ndërsa dëgjonte motrat e saj duke u grindur në një automjet tjetër.

Grindja ndodhi sepse Kendall ishte mërzitur që Kylie mori veshjen e saj gjatë largimit të familjes në Palm Springs, Kaliforni.

Kendall i bërtiste Kyliet me të shara, njashtu edhe të dashurit të nënës së tyre, Corey Gamble, 39 vjeç, i cili po udhëtonte me ta.

“Ndal, ndalo, ndalo!”, bërtiti Corey kur grindja mes motrave filloi.

“Ne duhet të shkojmë të marrim Kendallin!”, i tha Kim shoferit të saj.

“Ku janë ato? Kjo është çmenduri!”, bërtiti Khloe, ndërsa Kendall i tha Kyliet: “Ti ma vure thembrën në qafën time!”.

“Kjo është arsyeja që ju më përplasët!”, bërtiti më pas Kylie.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco