Chiara flet për fëmijën që pret dhe si i ndryshoi jeta gjatë këtij vit

Chiara flet për fëmijën që pret dhe si i ndryshoi jeta gjatë këtij vit

15:58, 09/10/2020

Blogerja italiane, Chiara Ferragni po kalon momente të shkëlqyera, pasi njoftoi se është shtatzënë për herë të dytë.

Në një intervistë të gjatë për të përditshmen spanjolle “Hola”, ka rrëfyer se si ka ndryshuar jeta e saj në muajt e fundit.

E pyetur se si ishte të punonte me një kompani meksikane si Liverpool, blogerja është shprehur se ishte e pabesueshme të bashkëpunonte me ta “ne e kuptojmë njëri-tjetrin shumë mirë dhe të gjithë janë shumë miqësorë dhe profesionistë, kështu që ishte shumë mirë.”

Më tej, ajo foli për mëmësinë, dhe planet për të ardhmen. Chiara tha se do të jetë pak e vështirë për të, që të vërë një ekuilibër mes biznesit dhe dy fëmijëve të saj.

“Unë mendoj se nuk do të jetë një ndryshim aq i çmendur sa me Leon (djalin), sepse kjo ndryshon vërtet gjithçka, kështu që nuk e di, por shpresoj që të jetë pak më e qetë, por do ta shohim. Por unë kam familjen time që më ndihmon, një kujdestare fëmijësh dhe do të pushoj pak, sigurisht, kur të më duhet, kështu që do të bëj çmos për të ekuilibruar gjithçka."/ Marrë nga HOLA/ K.H/Syri.net/

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco